Bashkia e Tiranës: Lironi hapësirat publike

25/09/2011 11:50

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar të gjithë personat që tregtojnë produkte të ndryshme në rrugë, por edhe baret që kanë vendosur tavolina në trotuare, se do të marrë masa nëse deri më datën 1 tetor ata nuk largohen nga këto hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin. Paralajmërojmë tregtarët ambulantë të largohen nga trotuarët. Gjithashtu edhe lokalet që kanë zënë trotuaret me tavolinat dhe karriget e tyre”, theksoi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, në një deklaratë për shtyp.

“Do të merren masa për të gjithë ata që nuk lirojnë hapësirat publik deri më 1 tetor”, shtoi zëdhënësja.

Top Channel