Ambasadori holandez në Burrel

22/09/2011 09:20

Adelina Farrici ishte njëra prej tre grave të zgjedhura nga votimet e 8 Majit,  të cilës i është besuar vota e qytetarëve të Burrelit për të qeverisur pushtetin lokal të këtij qyteti.

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Henk van den Dool, e ka shfrytëzuar vizitën e tij në Burrel për të mbështetur zonjën Farrici dhe projektet që ka kjo bashki veçanërisht ato me karakter ekonomik.

Gjithashtu, në thelb të vizitës ishte edhe projekti i cili zhvillohet në bashkëpunim me OSBE-në, “Roli i guras në vendimarrje”.

Gjatë takimit në ambjentet e bashkisë, zonja Adelina Farrici, u ndal në rrugën që ka ndjekur ajo si grua deri në marrjen e postit të kryebashkiakes.

Ndërsa ambasadori holandez, u ndal në prioritetet e zhvillimit strategjik të kësaj bashkie, me mbështetjen e projekteve që organizohen nga kjo ambasadë.

Kryediplomati holandez në vëndin tonë theksoi se fitorja e Adelinës si kryabashkiake është një shembull i mirë kombëtar për përfshirjen e gruas në vendimarrje.

Ambasadori Henk van Den Dool,  pjesë të vizitës kishte edhe kopshtin Nr. 3, ku pak vite më parë ambasada holandeze dha një fond prej rreth 90 milionë lekësh të vjetra për rikostruksionin e këtij objekti.

Top Channel