Paqe në San Siro
18/09/2011 08:00
0-0 përfundoi supersfida e Serisë A, Inter-Roma.
Si loja ashtu edhe rezultati i përballjes në San Siro konfirmojnë momentin jo të mirë që po kalojnë këto dy skuadra në këtë fillim sezoni.
Interi kishte dy raste shënimi në pjesën e parë, por gjuajtjet e Nagatomos dhe Militos nuk përfunduan në rrjetë.
Krijoi çaste frike gjendja shëndetësore e portierit të Romës, Marten Stekelenburg, i cili qëndroi për disa minuta në tokë pas përplasjes me Lucion.
Pjesa e dytë kishte më shumë raste, por si lojtarët e Interit ashtu dhe ata të Romës nuk arritën t’i finalizonin me gol.
Kjo ishte pika e parë për të dyja këto skuadra të cilat e nisën me humbje sezonin në kampionatin italian.
Top Channel