Londër, dënohet vrasësi shqiptar

17/09/2011 03:10

Vrasjet e kryera nga shqiptari me origjinë nga Kosova, Hajdar Kasumaj kanë ndodhur në datën 8 dhe 9 korrik të vitit te kaluar, kur biznesmeni Nezir Golaj, u vra afër rrugës Hendon Ëay në veri-perëndim të Londrës.

Pas vrasjes se biznesmenit  kosovar, serial-killeri Kasumaj ka vrarë një tjetër shqiptar, Osman Gërbic dhe qëlloi për të vrarë edhe një shqiptar të tretë, duke e plagosur rëndë atë.

Sipas anëtarëve të familjes së biznesmenit, Nezir Golaj në datën 8 korrik, Neziri ai ishte duke u nisur për në punë nga shtëpia e tij kur u qëllua me armë zjarri, ndërsa ishte brenda makinës së tij disa qindra metra larg shtëpisë së tij.

Gruaja dhe vajza e tij 9 vjecare e kishin gjetur trupin e pajetë të të ndjerit dhjetë minuta më vonë. Pas kësaj vrasje të parë, Hajdar Kasumaj ka vrarë edhe58 vjecarin Osman Gërbic në një lagje tjetër të Londrës.

Për këto krime ai ka marrë 20 vjet për vrasje me paramendim me përgjegjësi të kufizuara dhe 10 të tjera për tentativë vrasje për viktimën e tretë.

Sipas sistemit anglez ai do të duhet të vuajë 18 vjet dhe afro 200 ditë në burg përpara lirimit. Ky dënim i dhënë ka irrituar familijarët e viktimave. Gruaja e biznesmenit të ndjerë, Nezir Golaj, Besa Golaj i tha Top Channel pas mbarimit të gjyqit se ajo ishte e pakënaqur me sasine e dënimit të dhënë.

Top Channel