Prapaskenat e kreut të ODIHR-it

06/09/2011 15:10

Cështja e Audrey Glover, përmendet në më shumë se një nga kabllogramët e
publikuara nga Wikileaks. Dy prej tyre, qe i referohen perkatesisht nje
takimi të Lulzim Bashës me ish ambasadorin John Withers dhe një tjetri
po të Bashës me zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit Stuart Jones,
tregojne dy qendrime të ndryshme të ish- ministrit të Jashtëm, që një
herë pretendon se ngërci me Gloverin nuk është cështje personale dhe në
përballjen me zyrtarin e lartë amerikan, pohon të kundërtën.

Ne njerin nga mesazhet, nisur nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, rrefehet se sa te befasuar mbeten amerikanet nga kundershtimi i Shqiperise ndaj caktimit te Gloverit ne krye te misionit te ODIHR-it ne vendin tone. Nje fakt te tille, ish-ambasadori Withers ia ka bere te qarte Bashes ne takimin e dates 30 prill 2009, mbi te cilin eshte raportuar po ate dite. Withers e keshillon ministrin e Jashtem te behet kujdes qe Shqiperia te mos krijoje “nje precedent te pafat e te rrezikshem” ne mesin e vendeve anetare me perpjekjet e saj per te influencuar emerimet e OSBE-ODIHR-it, precendet ky qe Shtetet e Bashkuara, OSBE-ja e te tjeret ishin te gjithe te prirur ta evitojne.

Basha vete e ka justifikuar reagimin e asper te qeverise shqiptare ndaj Gloverit me pretekstin se ekzekutivi nuk ka asgje ndaj zonjes ne fjale apo kualifikimeve te saj. Por fakti qe Audrey Glover e ka udhehequr ODIHR-in gjate periudhes se zgjedhjeve presidenciale plot te meta te 1996-es, e ben qeverine te mendoje se caktimi i saj do te cele dyert e nje periudhe te shemtuar ne historine e vendit tone. Basha ka insistuar se opozita dhe media do ta perdornin vendosjen e Gloverit ne krye te misionit per te hapur sirtarin e atij viti dhe ne pergjithesi, te asaj kohe kur marredheniet mes Shqiperise dhe ODIHR-it sipas tij, ishin ne nje pike absolutisht te ulet. Caktimi i saj tani, ne syte e ministrit, do te shihej si nje vote mosbesimi ndaj aftesise se qeverise shqiptare per te mbajtur zgjedhje te lira e te ndershme, duke thene shprehimisht: Une vete kete do te beja po te isha ne opozite.

Ministri dha pak shenja se mund te lekundej nga pozicioni i tij, nenvizon kabllograma. Perkundrazi, Basha ka kerkuar ndihmen e Shteteve te Bashkuara per “nje zgjidhje te qete, por te shpejte te ceshtjes” duke nderhyre tek britaniket dhe te tjeret, kerkese kjo qe nuk eshte pranuar nga ambasadori. Menjehere pas takimit, kreu i misionit te OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosch i ka telefonuar zotit Withers per t’i thene se ODIHR-i do te vazhdoje me planet per caktimin e Gloverit me mendimin se Shqiperia nuk asnje autoritetet per te kundershtuar kreun e misionit per monitorimin e zgjedhjeve.

Ky parashtrim i fakteve ne kabllograme shoqerohet ne fund me nje koment:”Pikepamjet e Bashes, ishin te kopsitura mire, por perseri nuk e fshihnin dot faktin qe kundershtimi i Gloverit prej qeverise buron me te gjithe gjasat nga nje armiqesi e vjeter e kryeministrit Berisha ndaj saj, per shkak se ishte kryetare e ODIHR-it ne kohen e zgjedhjeve te manipuluara presidenciale te 1996-es, nje prej momenteve me te erreta te karrieres se gjate te Berishes”.

Qendrimi i ekzekutivit reflekton gjithashtu nje tjeter tendence te Berishes, besimin e tij se mund te kontrolloje cdo aspekt te zgjedhjeve te ardhshme, perfshire personat e mandatuar per te bere vleresimin e tyre dhe komentet perkatese.

Nje tjeter kabllograme, ajo e 13 majit 2009, e cila i referohet ndaleses se zëvendësndihmëssekretarit të Shtetit Stuart Jones ne Shqiperi, zbulon nje qendrim ndryshe te zotit Basha mbi ceshtjen e kthyer ne molle sherri. Mes informacionesh te tjera ne mesazh, permendet nje darke e Jones-it me Bashen, ku zyrtari i larte amerikan terhoqi vemendjen duke thene se qeveria shqiptare po e bente kete ceshtje te dukej si nje konflikt personal, dhe shefi i diplomacise pranon se ishte i tille vertet. Ne zemerimin e tij, Berisha, thuhet ne kabllograme, e kishte instruktuar ministrin t’u thoshte homologeve te huaj se ceshtja ishte personale. Basha e pranoi se pavaresisht rezultatit, qeveria e dinte se nuk mund te fitonte, ndaj preferoi heshtjen dhe e mbajti rastin Glover larg syve te medias.

Sa per Berishën, reagimi i tij ndaj caktimit te Glover pershkruhet si i zhurmshem. Berisha ka insistuar te dergoje se zonja Glover eshte e njeanshme dhe se gjykimi i saj ne cdo vleresim te zgjedhjeve nga ODIHR-it, nuk do te jete i ndershem.

Kryeministri shprehu zemerimin sidomos per faktin qe ajo erdhi ne Tirane pavaresisht kundershtimit te qeverise dhe letres ku emerimi i saj pershkruhej si i papranueshem. Zyrtari i DASH e ka nxitur ekzekutivin shqiptar ta pranoje Gloverin si shefe te misionit te monitorimit, duke e vene theksin tek profesionalizmi i saj dhe duke nenvizuar faktin qe asnjehere me pare vendeve nuk u eshte dhene e drejta t’i vene veton nje kryetari te misionit. Jones e beri te qarte se europianet nuk do ta kuptojne pozicionin e Berishes, sidomos ne driten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe deshires se saj per te marre presidencen e OSBE-se ne 2012-ten. “Per hir te se vertetes,- eshte shprehur ai,- kete nuk mund ta kuptojme as ne”. Berisha ka heshtur pak caste, pastaj eshte pergjigjur: “Une jam nje njeri i thjeshte. Do t`u them te verteten me shpresen se do ta kuptojne”.

Top Channel