Vestervele apelon për qetësi mes Izraelit dhe AP
02/09/2011 22:30
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele u bëri thirrrje si palestinezëve ashtu edhe izraelitëve të ruajnë qetësinë e të mos ndërmarrin, sic i quajti ai, veprime të paarsyetueshme e të nxituara.
“Izraeli dhe Autoriteti Palestinez nuk duhet të ndërmarrin veprime të paarsyeshme, të nxituara dhe të njëanëshme që tensionojnë situatën, jo vetëm mes tyre, por në të gjithë rajonin”, tha ministri gjerman.
Deklarata është bërë në vigjilje të takimit dy ditor që do të mbajnë Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian në Sopot të Polonisë.
Top Channel