Përfundoi aksioni i forcave të EULEX-it dhe KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës, për të hetuar mbi
vrasjen e një punonjësi policie, i cili mbeti i vrarë më 26 korrik.

Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se nuk ka të arrestuar dhe as konfiskim të armëve, ndërkohë që janë bastisur tre shtëpi.

Zyrtarë të EULEK-it kanë konfirmuar se gjatë operacionit në veri të Kosovës, në lidhje me hetimet e vrasjes së një polici kosovar, janë konfiskuar armë. Aktualisht ka gjashtë kallëzime penale për personat që kanë lidhje me vrasjen e policit.

“Janë kryer bastisje në katër shtëpi private dhe me këtë rast janë konfiskuar prova në lidhje me hetimet, përfshirë edhe armë. Ne mund të konfirmojmë se ka edhe gjashtë kallëzime për arrestimin e personave, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen, ndërsa operacione si ky i sotmi, mund të priten edhe në të ardhmen”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic.

Ajo tha se EULEX-i kërkon bashkëpunimin e komunitetit lokal për t’i sjellë para drejtësisë kryesit e krimeve të fundit në veri.

Thaci: Beogradi, prapa strukturave kriminale në veri

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar deputet për aksionin policor që forcat e ndjekjes kanë zhvilluar sot në veri.

“Organet e drejtësisë kanë përgatitur edhe një numër të kallëzimeve penale kundër një numër personash që kanë cenuar sovranitetin e Kosovës që prej 12 viteve”, tha Thaci.

Kryeministri, Hashim Thaçi, sipas RTK-së, akuzoi Beogradin zyrtar se qëndron prapa strukturave kriminale në veri të vendit.

Thaci u shpreh se sipas të dhënave të institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, rezulton se këto struktura kriminale po shndërrohen në struktura paraushtarake.

“Ditët e këtyre strukturave janë të numëruara. I bëj apel Beogradit të mos strehoje vrasësit e policit të Kosovës dhe të respektojë fletë arrestet ndërkombëtare”, tha kryeministri.

Enver Zymberi, polici hero

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vendosi dekorimin e policit te njesise speciale te policise, Enver Zymberi, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Enver Zymberi u dekorua për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi nderroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një pritë në komunën e Zubin Potokut, gjatë operacionit te 26 korrikut ne veri.


Ashton: Aksioni në veri, jo i duhur

Zëdhënësja
e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Cathrin Ashton deklaroi
se Bashkimi Evropian nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve në Kosovë
qe u ndermorr në veri të vendit ne fund te korrikut.

“Është thelbësore
tani që të qetësojmë situatën dhe të kthehemi aty ku ishim”, ka thënë
Maja Kocijançic. Sipas saj,
EULEX është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për ta bërë një
gjë të tillë.Zëdhënësja thotë se cështja e vulave dhe tregëtisë duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.

Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian është i mendimit se as vendimi për embargon nuk ka qenë i dobishëm.

BE, KFOR dhe EULEX kritikojnë operacionin

Faktori
ndërkombëtar në Kosovë nuk e ka mirëpritur operacionin e njësive
speciale ne korrik ne veri.Misioni EULEX, përmes një komunikate për shtyp ato dite ka
deklaruar se cështje të tilla duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe
përmes dialogut.

“Është e rëndësishme që situata aktuale të
zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me
KFOR-in për ta bërë këtë dhe për të ruajtur sigurinë”, thuhet në
komunikatë.

Në këtë njoftim, misioni evropian për rendin dhe ligjin mohon cdo përfshirje të tijin në këtë operacion të Policisë së Kosovës.

“EULEX
dhe BE e kanë bërë të qartë se cështja e vulave dokanore duhet të
zgjidhet vetëm përmes dialogut Prishtinë-Beograd”, thuhet më tej në
komunikatë.

 

Top Channel