Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Byhler ka deklaruar se pas tensionimit të situatës në veri të vendit, projekti për reduktimin e trupave ndërkombëtare është anuluar.

“Mendoj se nuk do të ketë reduktim të trupave në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Byhler në një intervistë për agjencinë e lajmeve “AP”.

Misioni i NATO-s, i vendosur në Kosovë në vitin 1999, ishte parashikuar të reduktohej me 50 për qind të 5 mijë trupave të pranishme brenda këtij viti.

Por përplasja e dhunshme mes Kosovës dhe Serbisë për veriun ka bërë që Aleanca të ndryshojë planet dhe të sjellë në shtetin e ri përforcime nga Gjermania dhe Austria.

Pak ditë më parë, gjenerali gjerman deklaroi se KFOR është i gatshëm dhe në gjendje të përballet me të gjitha sfidat në Kosovë, të cilat sipas tij vijnë si pasojë e moszgjidhjes së cështjeve politike.

Top Channel