EULEX cakton prokurorin i cili do te hetojë mbi raportin e deputetit
zviceran Dick Marty. Ai është amerikani John Clint Williams dhe do ta
udhëheqë ekipin e EULEX-it për të hetuar akuzat e bëra në raportin e
Dick Marty-t.

Zyrtarisht EULEX i ka nisur hetimet me 27 janar të këtij viti. Raporti i Dick Marty-t akuzon pjesëtarët dhe udhëheqësit e UCK-së vecanërisht kryeministrin Hashim Thaci se kanë vrarë njerëz dhe me pas kanë shitur organet e tyre në tregun e zi ndërkombëtar.

Në bazë të këtij raporti Këshilli i Europës hartoi para pak kohësh një rezolutë e cila kërkoi hetime për akuzat e ngritura.

Në raportin periodik prill-korrik, i cili do të prezantohet nga Ban Ki Moon, është shkruar se “Task Forca do të jetë e përbërë nga dy prokurorë ndërkombëtarë dhe disa hetues ndërkombëtarë, të specializuar në hetimin e krimeve të luftës. Task Forca e cila do të ushtrojë funksionet nën autoritetin administrativ të Kreut të Komponentit të Drejtësisë së EULEX-it, do të jetë i vendosur në Bruksel dhe Prishtinë”.

Top Channel