Kosovari 21-vjecar i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë pranë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para trupit gjykues.

Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje dhe për tre tentativë-vrasjeje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.

“Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”, kanë deklaruar prokurorët federalë.

Uka, i cili u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes, nëse shpallet fajtor mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Prokurorët kanë deklaruar gjithashtu se nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar që Uka të ketë vepruar nën influencën e ndonjë ceule islamike në Gjermani. 

Top Channel