Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Wichter, ka deklaruar se nuk ka krizë humanitare në veri.

Wichter nëpërmjet një reagimi ka thënë se nuk janë të sakta pohimet se nuk ka furnizim në veri, sepse sipas tij, njerëzit i kanë të gjitha mundësitë për t’u furnizuar dhe se asnjë institucion i besueshëm nuk ka vërtetuar se ka krizë, raporton RTK-ja.

Ai ka thënë se nuk janë dërguar forca shtesë shqiptare në veri, e posaçërisht në lumin Ibër. Po ashtu Wichter theksoi se komandanti i KFOR-it ka marrë vlerësimin e qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare për ndaljen e dhunës në veri.

Top Channel