Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar edhe 148 rekrutë të rinj në kuadër të gjeneratës së parë për këtë vit.

Ceremonia e diplomimit është zhvilluar në Komandën e Doktrinës dhe Trajnimit në Ferizaj, ku morën pjesë eprorë të lartë të KFOR-it, komandanti Erhard Byhler, eprorë të FSK-së, më në krye gjeneralët Sylejman Selimi e Rrahman Rama, zv. ministri i FSK-së, Bejtush Gashi, familjarë të rekrutëve dhe struktura të pushtetit.

Të sapodiplomuarit për nëntë javë kanë ndjekur trajnimet thelbësore, ben te ditur Kosovapress, duke arritur nivele të larta profesionale dhe shkathtësi të mjaftueshme, të cilat do t’u hapin udhë në ndërtimin e karrierës ushtarake.

Top Channel