Siri, protesta masive në mbarë vendin

22/07/2011 18:00

Dhjetra mijëra sirianë kanë zbritur sërish në rrugë ditën e sotme për të protestuar kundër regjimit dhe ofensivës së këtij të fundit ndaj tyre.

Një aktivist i të drejtave të njeriut ka deklaruar se rret 1.2 milion persona po merrnin pjesë në protestat në të gjithë vendin.

Masat e sigurisë kanë qenë shumë të rrepta, sidomos në Damask, ku janë ngritur një numër i madh postoblloqesh, komunikimet janë ndërprerë dhe disa persona janë arrestuar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ndaj shumë protestuesve po qëllohet me armë zjarri.

Aktivistët thonë se të paktën një person është vrarë në Alepo, në veri-perëndim të Sirisë, dhe një tjetër në qytetin qendror të Homsit.

Ndërsa në qytetin me shumicë kurde, Kamishli, agjentët e policisë kanë përdorur shkopinj gome dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA