Maliq, zjarr në Kombinat, digjet magazina

20/07/2011 16:30

Një zjarr i fortë ka shpërthyer pasditen e sotme në ambientet e
ish-kombinatit të sheqerit në Maliq. Fillimisht zjarri ka nisur në një
pjesë të godinës, e cila përdorej për grumbullimin e skrapit ndërsa
është rrezikuar nga përfshirja në flakë edhe  e disa magazinave me
alkool që ndodhen pranë.

Ambienti qe u perfshi nga flaket i perket nje firme private qe merret me shkaterrimin e impianteve dhe marrjen e hekurishteve per skrap. Forca te shumta policie dhe 4 zjarrfikse kane mberritur ne vendngjarje duke evakuar te gjithe punonjesit dhe me pas kane nisur te shuajne zjarrin.

Ne vendngjarje nuk jane regjistruar te lenduar por demet materiale kane qene teper te medha nderkohe qe policia ka nisur hetimet per shkakun e ngjarjes. Nga ana e kesaj te fundit ende nuk behen te ditura detaje nga pistat e ngritura te hetimit  per te percaktuar shkakun qe ka sjelle ndezjen e zjarrit.

Top Channel