Fier, nena e 25-vjecares: Kërkojmë drejtësi

19/07/2011 18:00

25-vjecarja Anisa Opingari, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar u zhduk disa
ditë dhe familjarët e saj prisnin kthimin me ankth. Por në vend të
kthimit të vajzës ata mësuan se ajo ishte gjetur e pajetë në një zonë
pyjore pranë Shengjinit.

Vajza ishte dhunuar dhe hedhur në tokë ndërsa i ishin marrë edhe sendet personale. Nëna e vajzës tregon se 25-vjecarja prej disa muajsh ishte kthyer në shtëpinë e prindërve në Fier, pas problemeve të shumta që kishte me ish-bashkëshortin e saj, emigrant në Greqi.

Policia dyshon se vajza kishte njohur nje person ne rrjetet sociale dhe ishte larguar me te disa dite por me pas u gjet pa jete ne Shengjin. Policia dhe prokuroria jane duke kerkuar mes miqve te saj ne rrjetet sociale per gjetjen e autorit, por nuk perjashtohet asnje piste tjeter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA