Gjykata Penale e Tiranës vendosi 10 muaj burg per shkodranin Gjin Ndreu,
nje nga te prangosurit e policise per demonstraten e 21 janarit.
Per perfshirjen e tij ne kete demonstrate ai akuzohet per kondershtim te punonjesve te policise, nderkohe qe ndaj tij rendon edhe akuza e goditjes se punonjesit te policise per shkak te detyres, ngjarje e ndodhur disa ore pas 21 janarit ndaj nje patrulle policie. I pandehuri i kerkoi gjykatesit Sokol Tona meshire dhe shtoi se ndihej thellesisht i penduar.
Ne total gjate dhenies se vendimit gjykatesi vendosi 15 muaj burgim, nderkohe qe ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe pendimit te te arrestuarit atij i ulet denimi. Per 21 janarin disa persona jane denuar nga gjykata ne dosje te ndara nga njeri tjetri per kundershtimin e punonjesve te policise. Per te bindur gjykaten se te pandehurit ishin te prefshire ne dhunimin e policise ate dite, prokuroria ka depozituar gjate proceseve pamje filmike te mediave dhe te vete policise.
Top Channel