Tahiri dhe Xhentilini bisedojnë për dialogun
16/07/2011 08:30
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur
përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando
Xhentilini.
Në këtë takim mësohet se janë diskutuar dhe analizuar vijimet e dialogut, si dhe janë vlerësuar marrëveshjet e raundit të kaluar.
Temë e dy zyrtarëve kanë qenë edhe përgatitjet për raundin e gjashtë të bisedimeve që do të mbahen më 20 dhe 21 korrik.
Top Channel