Botërori 2022, mbrohet Katari

12/07/2011 11:00

Organizatori i Kupës së Botës në Katar ka bërë një mbrojtje të rreptë të
së drejtës të shtetit të Gjirit për të pritur botërorin e vitit 2022.

Reagimi vjen pas zërave se vendimi i FIFA-s për të vlerësuar Katarin është shoqëruar me afera korruptive.

Por sekretari i përgjithshëm i Komitetit Suprem për Kupën e Botës 2022, Hassan al Thawadi tha për BBC se: “Kontrata me Katarin nuk kishte asnjë shkelje”.

Ai hodhi poshtë “dyshimet e pabaza”, duke i cilësuar ato si “paragjykuese” dhe që sipas tij nxirrnin cështjen jashtë kontekstit.

Shteti i vogël por i pasur me naftë, me një popullsi rreth 1.7 milionë banorë, do të jetë vendi i parë i Lindjes së Mesme që do të presë evenimentin më të madh sportiv.

“Përse të gjithë janë fokusuar tek Katari? Sulmi ndaj botërorit 2022 tregon paragjykimet që njerëzit kanë në mendjet e tyre, se një vend arab nuk mund të fitonte”, deklaroi Thawadi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA