Gishtat më të shpejtë në Ipad?

08/07/2011 16:10

Shumë tabloidë ndërkombëtarë e kanë cilësuar në mënyrë ironike si “rekordin më të kotë në botë”, megjithatë lajmi është publikuar në mediat kryesore ndërkombëtare: Gishtat më të shpejtë në iPad i përkasin Edouard Saakašvili, djalit 15 vjeçar të Mikheil Saakašvili, presidentit të Gjerogjisë.

Adoleshenti në vetëm 5,26 sekonda ka arritur të shkruajë në tablet të gjithë alfabetin britanik duke u bërë rekordmeni i ri i kategorisë.

Performanca e shpejt është regjistruar nga kamerat e televizionit gjeorgjian Imedi. Rekordi i mëparshëm i përkiste Charlie Joseph McDonnell, një i ri anglez që në qershor të 2010-s, kishte përfunduar alfabetin britanik në 6,31 sekonda.

Rekordi është zyrtarizuar nga një anëtar i komitetit të Guinness që të martën e shkuar në Batumi, ka mundur të shijojë spektaklin e 15 vjeçarit.

“Jam shumë i lumtur. Kur zbulova se ekzistonte ky rekord menjëherë kuptova se mund ta thyeja. Gjëja më e vështirë ishte të regjistroje zyrtarisht performancën time, pasi duhej të ftoja përfaqësuesit e Librit Guinness”, theksoi i riu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA