Burg pa afat vrasësit

01/07/2011 14:30

Gjykata e Shkallës së parë në qytetin e Korcës dha sot masen e arrestit
me burg për shtetasin Halim Hykollari si autor i vrasjes me mjete të
forta të shtetases mirela spahiu 35 vjec. (UPDATE)

Hykollari i arrestuar disa ore pas vrasjes eshte shoqeruar ne gjykate. Prokurori ceshtjes ka kerkuar ndalimin e tij me burg pa afat per shkak se ekzistojne fakte te pakundershtueshme se 60-vjecari nga fshati Geshtenjas eshte autori vrasjes se 35-vjecares.

Avokati mbrojtes i autorit ka kerkuar qe 60-vjecari te mbyllet ne nje spital psikiatrik per shkak se eshte i semure mendor, por ky argument nuk eshte marre parasysh nga gjykata. Halim Hykollari me profesion murator kishte nje lidhje intime me viktimen, e cila ishte e divorcuar prej disa vjetesh dhe kishte dy femije. Pas takimit te tyre ne nje hotel ne qytetin e Pogradecit dy dite me pare, Hykollari ka vrare gruan e re duke e goditur me nje cekic ne koke e me pas eshte larguar. Krimi ka ndodhur per shkaqe xhelozie.

Top Channel