Kurbin, grabitje me armë

30/06/2011 20:20

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Tom Struga, banues në Kurbin, për të grabitur me armë.

Ata janë pikasur nga familjaret, të cilët janë zgjuar nga gjumi, por një nga grabitësit ka marë peng të zonjën e shtëpisë Lora Struga, duke e detyruar atë të hynte në dhomëm e gjumit ku qendronte bashkëshorti invalid.

“Dëgjova krismën dhe i thash gruas se dikush ka hyrë. Ai hyri, doli të dhoma e gjumit, unë mora shkopin pasi pash pistoletën, ai filloi të gjuante, pastaj hapi derën dhe iku”, tregon Tom Struga.

Ndërsa bashkëshortja e tij Lora Struga, të cilën e ka prekur njëri nga plumbat në krahun e majtë, tregon castet e tmerrshme që ka përjetuar.

“U cova, dola dhe pash njeriun. Grabitësi ishte me kapuc dhe pistoletë, ma drejtoi armën dhe unë shkova nga im shoq. U futa brenda në dhomë dhe ai filloi të qëllonte. Më kaloi një plumb dhe më gërvishti lehtë”, tregon ajo.

Policia e Kurbinit ka mundur të sekuestrojë gëzhojat e pistolëtës tip “TT” që është përdorur nga grabitësit dhe njërën nga maskat, të cilën e ka gjetur pak metra pas shtëpisë.

Familja Struga ka dy fëmijë të cilët ndodhen në emigrim në Itali. Edhe Tom Struga së bashku me bashkëshorten kanë punuar deri para tre vitesh në emigracion.

Top Channel