Haley Joel Osment takon sërish të vdekur

29/06/2011 17:15

Haley Joel Osment do rishikojë sërish të vdekur. Fëmija i suksesit kinematografik “Shqisa e gjashtë”, që sot është 23 vjeç, do të jetë pjesë e “Wake the dead”.

Sipas “Variety”, Osment do të jetë një student kolegji që bën eksperimente për të risjellë në jetë personat.

Në dhjetë vitet e fundit aktori është dedikuar kryesisht në dhënien e zërit të tij për videolojra dhe kartona të animuar.

Top Channel