Fier, dëmtohet hekurudha

29/06/2011 00:25

Treni linjës Vlorë-Tiranë ka rrezikuar të dalë nga shinat paraditen e së martës për shkak të dëmtimit të linjës hekurudhore pranë fshatit Vanaj në Fier.

Ka qenë vëmendja e inspektorëve të hekurudhës që kanë vënë re dëmtimin e qëllimshëm dhe kanë parandaluar aksidentin.

Treni ka mundur të kalojë më pas me shpejtësi shumë të ulët, ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e remontit të hekurudhës.

Hekurudha është dëmtuar në një gjatësi prej 500 metrash ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur pllakat që lidhin shinat. Pa këto pllaka lidhëse shinat hapen.

Në vendin e ngjarjes ka vijuar riparimi dëmtimit ndërsa është lajmëruar policia për këtë dëmtim. Materialet që vidhen nga hekurudha shiten si skrap nga personat që i kanë marrë.

Top Channel