Dibër, tritoli vret vëlla e motër

29/06/2011 08:45

Dy persona vëlla e motër humbën jetën mëngjesin e sotëm nga shpërthimi
një sasie tritoli në banesen e tyre në fshatin Brest të komunes Kastriot
në Diber. Viktimat jane dy femijet e Arif Kurtit, banor i ketij fshati.

Mavlin Kurti 19 vjec humbi jeten i pari nga shperthimi e me pas edhe Nexhmie Kurti 20 vjec, e cila humbi jeten ne spitalin e qytetit te Peshkopise. E plagosur rende eshte nena e tyre Violeta Kurti, e cila pas kurimeve te para ne spitain e Peshkopise eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Pas shperthimit ishin te afermit e viktimave ata qe nxituan per t’i derguar me urgjence ne spitalin e qytetit. Mjeket munden te shpetojne zonjen e shtepise, por jo vajzen e saj 20 vjec e cila humbi jeten per shkak te plageve te renda qe ka marre.

Sipas te dhenave te para ngjarja ndodhi kur nje sasi e konsiderueshme tritoli eshte ndezur nga shperthimi aksidental i nje bombule gazi rreth ores 5:00 te mengjesit te sotem. Bombula e gazit ka shperbyer si detonator per eksplozivin shperthimi te cilit i ka marre jeten dy te rinjve. Sipas policise tritoli ishte pergatitur per t’u perdorur per peshkim.

Policia nderkohe po vijon hetimet dhe po sqaron rrethanat se si sasia e eksplozivit eshte gjendur ne kete banese. Nga shperthimi edhe banesa e familjes Kurti ka pesuar demtime te konsiderueshme.

Top Channel