Birmani, dëbohet aktorja Michelle Yeoh

28/06/2011 09:55

Aktorja kineze Michelle Yeoh, që interpreton Aung San Suu Kyi në një film që do të dalë në kinema këtë vit, është dëbuar nga Brimania menjëherë sapo ka arritur në aeroportin e Rangunit.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave Yeoh figuronte në listën e zezë të qeverisë.

48-vjecarja, e famshme për rolet në filmat “007-E Nesërmja nuk vdes kurrë”, “Tigri dhe Dragoi” dhe “Kujtimet e një Geishe” është zgjedhur nga regjisori francez Luc Besson për filmin “Zonja”, e bazuar në jetën e lideres së opozitës së Birmanisë.

Top Channel