Beyonce thotë se gjithnjë ka dashur që të bëhet më fëmijë në moshën
30-vjecare. Tani ajo është 29-vjec dhe përvjetorin e ka në shtator.
Këngëtarja deklaroi në një intervistë për CNN se ka dëshirë që ta
zgjerojë familjen e saj.

Intervista u regjistrua në Londër, ku Beyonce ndodhet për të promovuar albumin e saj të katërt. Duke folur për bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z, Beyonce u mjaftua duke thënë se ai është i mrekullueshëm, pa thënë detaje të tjera.

“Jay dhe unë kemi marrë një vendim që të bëhemi të njohur për muzikën tonë dhe jo për marrëdhënien apo për skandalet”, tha Beyonce.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel