Wikileaks, nis gara në Hollivud

27/06/2011 18:55

Në Hollivud ka nissur gara për marrjen e të drejtave për prodhimin e filmit kushtuar faqes së internetit Wikileaks dhe themeluesit të saj Julian Assange.

Sipas “Financial Times”, shtëpitë e prodhimit që duan të bëjnë filmin dhe që po u vijnë rrotull gazetarëve që kanë shkruar mbi Assange janë pesë.

Deri tani mësohet se “Dream Works” ka blerë “The Guardian”, një nga gazetat ku janë publikuar kabllogramet e ueb sajtit.

Shtëpia amerikane e filmit ka blerë të drejtat e një libri të shkruar nga dy gazetarë të së përditshmes prestigjoze britanike.

Top Channel