
Ekspertë austriakë dhe polakë të cilët kanë ndihmuar në modernizimin e sistemit doganor shqiptar në kuadër të një projekti binjakëzimi të financuar nga Bashkimi Evropian me 2 milionë euro, kanë dorëzuar propozimin për Kodin e ri Doganor të Shqipërisë.
Kodi i ri vjen si rezultat i një analize të detajuar ligjore të legjislacionit shqiptar dhe atij evropian
me qëllim thjeshtimin e procedurave doganore për tregtarët shqiptarë dhe të huaj. i pranishëm në aktivitet ishte dhe ministri i Financave, Bode, i cila tha se miratimi i kodit të ri doganor kërkon edhe votat e opozitës.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të Kodit, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, sipas “Shqip”, theksoi se është pikërisht harmonizimi i procedurave doganore që shpjegon në masë të madhe
suksesin e Tregut të Brendshëm të BE-së, pasi krijoi një klimë biznesi të karakterizuar nga aftësia për të parashikuar dhe nga besueshmëria.
Ai vuri në dukje se procedurat e harmonizuara doganore mund te krahasohen me lëvizjen e lirë të njerëzve për
sa i përket efekteve të prekshme që këto politika kanë patur të qytetarët. Projekti do të vazhdojë deri në janar 2012 dhe do të zbatohet nga Administrata Doganore Austriake me mbështetjen e Shërbimit Doganor Polak.
Top Channel