Majko: Jo presion, ne kemi me vete drejtësinë

26/05/2011 16:40

Ish-kryeministri dhe një ndër drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste,
Pandeli Majko e cilësoi vendimmarrjen e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve për Tiranen, si simbol jo vetem të shkeljeve flagrante
ligjore por edhe të një regresi që i është imponuar Shqipërisë dhe
shqiptarëve nga pushtetarët aktuale.

“10 votat e diferences mes Ramës dhe Bashës kane nxjerrë një varg problemesh qe as nuk mund te shihen dhe as nuk mund të trajtohen, si një vakum ligjor që ka të bëjë më te drejten kushtetuese te votës. Ne ndihemi keq kur shohim PE-në apo menyren se si na trajtojne dhe qe realisht, ashtu sikurse edhe Kadareja u shpreh, na ka kthyer disa vite prapa”, tha Majko.

Per Majkon, situata aktuale shkon pertej socialisteve.

“Jemi në një situatë që është e mundshme ta pohosh edhe duke qenë kundërshtar i PS; një gjendje për të cilën të vjen keq kur shohim që ndërkombëtarët na japin mësime që ne i dijmë, thjesht ka njerëz që duan të përsërisin të njëjtat gabime”, tha Majko.

Duke e cilesuar presionin e pushtetit ndaj Kolegjit Zgjedhor si pjese per fat te keq normale ne nje vend ku sic theksoi Majko eshte shantazhuar apo akuzuar deri Presidenti i Republikes, kryeprokurorja apo edhe opozita , ai tha se trupa e Kolegjit ndodhet tashme perballe nje momenti te rendesishem duke patur ne dore, sic pohoi zoti Majko, te riktheje ligjshmerine e humbur ne KQZ.

“Anëtarët e Kolegjit kanë një përgjegjësi shumë të madhe që ka të bëjë më ligjin. Sot të gjithë ne kemi një dëshirë që të rrisim fëmijët në këtë vend dhe të jetojmë një jetë sa më normale”, tha Majko.

Zoti Majko nuk pranon te shprehet per protestat pasi sic thote ai eshte momenti qe drejtesia te lejohet te thote fjalen e saj pa ushtruar presion.

“Ne thjesht po presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe shpresojmë që ligji ta shprehë fjalën e vet në mënyrën më të qartë të mundshme”, tha Majko.

Top Channel