Fati i Tiranës, Kolegji shqyrton padinë e PS-së

26/05/2011 15:05

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim kerkesë-paditë e partive politike për zgjedhjet e 8 majit.

PD përfaqesohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, ndersa te pranishem jane edhe deputetet Eduard Halimi, Ilir Rusmajli. Ndersa PS perfaqesohet nga avokatet Eno Bushi, Arjan Salati, Damian Gjiknuri dhe i pranishem edhe Eridian Salianji.

Gjykatesit moren ne shqyrtim padine e Partise Socialiste e cila kerkonte qe KQZ te shpallte rezultatin e zgjedhjeve per Tiranen, mbi bazen e tabelave te KZAZ-ve, pra para se te fillonte numerimi i fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara.

Perderisa KQZ e kishte bere kete veprim, ndersa padia e socialistëve ishte ne regjistruar ne gjykate. Perfaqesues te Partise Demokratike kerkuan sot qe gjykata te mos marre ne konsiderate padite perderisa rezultati pa votat e numeruara  ishte publikuar ne faqen e KQZ-se. Por gjykata e rrezoi kete kerkse te demokrateve dhe eshte terhequr per marrjen e nje vendimi.

Nese Kolegji Zgjedhor e detyron KQZ-ne te shpalle rezultatin pa marre parasysh votat e numeruara ne kutite e gabuara, do te thote se ai rrezon pikerisht votat qe cuan ne rezultatin e dyte, qe nxjerr fitues Lulzim Bashen. Por edhe nese vendimi do te jete i tille, atehere PD ka serish te drejten te ankimoje prane Kolegjit duke kerkuar marrjen ne konsiderate te keyre votave, gje e cila mund te prodhoje nje tjeter séance gjyqesore, pas te cilet do te mesohet perfundimisht se cili do te jete kryetari i bashkise se Tiranes.

Top Channel