LSI: Fituam në Tiranë

22/05/2011 21:35

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se është fituese në Tiranë, pasi përvecse ka rritur numrin e votave, mundi të marrë edhe dy njësi bashkiake, dhe duke ndihmuar në fitoren e mazhorancës në 5 zona të tjera.

“LSI e Tiranës dha një kontribut të vyer për fitoren e dy minibashkive për LSI-në si dhe për fitoren e 7 minibashkive brenda Aleancës për Qytetarin. Vullneti sovranit u shpreh, mbi këtë vullnet nuk mund të dalë askush sepse ai prevalon mbi gjithcka, vota e sovranit nuk mund të tjetërsohet prej askujt dhe prej asnjë institucioni kushtetues. Vota e sovranit duhet të jetësohet nëpërmjet certifikimit, ndaj inkurajojmë institucionet të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për të ligjëruar sa më shpejt këtë vullnet të sovranit”, tha në një konferencë për shtyp kreu i LSI-së, Dega Tiranë, Shezai Rrokaj.

Top Channel