Topi: KQZ te dale mbi partite

21/05/2011 12:35

Presidenti i Republikës Bamir Topi kërkoi nga liderët
politikë shqiptarë që të mos krijojnë tension, por t’i kthehen
ndërgjegjegjjes civile, duke vepruar sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Pas një takimi për më shumë se një orë në Presidencë me ambasadorët Arvizu, Sequi dhe Wollfarth, kreu i vendit në një deklaratë për mediat theksoi se ligji është i detyrueshëm të respektohet nga të cilido, pa paragjykuar askënd.

“Njerëzit t’i drejtohen ligjit dhe vetëm ligjit. I bëjmë thirrje të gjithëve që të japin mesazhe për qetësi, t’i largohen cdo momenti tensioni”, tha Topi, duke bërë me dije, se në qendër të takimit me diplomatët e akredituar në vendin tonë, ka qenë situata post zgjedhore dhe zhvillimet e fundit në Tiranë.

“Shtyrja e vizitës së presidentit të KE-së Barroso nuk është një shenjë e mirë, sepse kështu vonohet axhenda evropiane. Në Europë nuk shkojmë për disa politikanë, por për të gjithë popullin shqiptar. Jam i bindur që ky proces do të përfundojë në qetësi të plotë”, tha Topi.

Kreu i vendit theksoi se detyrimi për përfundimin me sukses të procesit zgjedhor, nuk është një detyrim thjesht partiak, por është ligjor dhe moral para të gjithë qytetarëve që e kanë shprehur vullnetin e tyre.

Top Channel