Elbasan, plagoset një person, në kërkim autorët

21/05/2011 14:45

Plagoset me armë zjarri në qytetin e Elbasanit një shtetas për motive ende të panjohura.

Ngjarja ndodhi në një prej zonave të banuara,ndërkohë që i lënduari Arben Hasani është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel