" /> ">

Ballkani, rryshfet për gjithcka

21/05/2011 15:35

Korrupsioni ne Ballkan, rryshfeti sipas pervojes se popullsisë” u
prezantua nga Komisioni Europian dhe Zyra e Kombeve te Bashkuara mbi
Drogen dhe Krimin, te dy bashkefinancues ne kete projekt.

E vecanta ne kete raport eshte shqyrtimi i blerjes se votes ne zgjedhje.

“Ka nje reference per blerjen e votes, pa nje rregull te qarte per financimin e zgjedhjeve, kandidateve dhe partive politike. Te dhenat tregojne se ka probleme. Ne rajon, 8 % e njerezve thone se u eshte ofruar para per te votuar per njerin kandidat apo tjetrin apo partite politike”, thotë Enrico Bisogno, ekspert i studimit,UNODC.

Bosnja renditet e para, ku 15% e popullsise ka deklaruar se eshte blere per voten ne zgjedhje te pergjithshme e 13% per ato lokalet. Por te dhenat nuk marrin parasysh Shqiperine.

 “Qendrimet pas zgjedhjeve 2009 ne Shqiperi dihen dhe publikimi i pergjigjeve mbi blerjen e votes nga shqipetaret do te mund  shkaktonte reagim negativ qe mund te ndikonte ne te gjithe kerkimin”, u justifikua hartuesi i projektit Enrico Bisogno, i cili ne te njejten menyre shmangu dhe pergjigjen mbi blerjen e votes ne zgjedhjet lokale.  
 
“Nuk u morem me rryshfetin ne varesi te zgjedhjeve lokale, por ne menyre me te pergjithshme. Ajo cfare pame ne rastin e Shqiperise eshte nje mbizoterim i larte qe tregon se nje perqindje e larte e popullates perballet me kete pervoje, rreth 21 % e popullsise ne vend ka paguar te pakten nje here gjate ketij viti rryshfet. Pra ka impakt te drejtperdrejte e njerezit nuk e deshirojne, me te drejte. Rryshfetet paguhen ndaj zyrtareve publike, te cilet jane pjese e sektorit publik.Dhenia e rryshfetit eshte pervoje e rregullt. Nuk eshte dicka qe ndodh here pas here, por familjet perballen shpesh”, tha Bisogno.

Pervec rryshfetit, nepotizmi vleresohet si problem shqetesues per emerimet ne sektorin publik. 59% e te intervistuarve vleresojne kete kriter mbi gjetjen e nje vendi pune. Karakteristika qe vecon Shqiperine nga vendet e tjera te rajonit eshte studimi gjinor, ku rezulton se grate japin rryshfet me shume se burrat, perkatesisht 21,3 % dhe 17%.

SIPAS RAPORTIT: Rryshfeti ne polici, ne 66% te rasteve ka ulur gjobat ose i ka eleminuar ato,
rryshfeti ne gjykata e prokurori, ne 66% te rasteve ka pershpejtuar procedure,
rryshfeti ne zyrtaret e regjistrimit te prones, ne 89% te rasteve ka finalizuar procesin,
rryshfeti ne dogana e tatime, ne 51% te rasteve ka mbyllur procedurat dhe ne gati 30% te rasteve ka ulur gjobat ose i ka eleminuar ato,
rryshfeti ne shendetesi, ne 60 % te rasteve ka dhene trajtim me te mire,  
rryshfeti ne autoritetin e regjistrimit te automjeteve, ne 70% te rasteve, ka cuar ne finalizimin e procesit
.

“Korrupsioni eshte nje nga temat kyce qe ne verejme cdo vit permes paketes se zgjerimit. Vitet e fundit e kemi theksuar se perben shqetesim vecanerisht serioz.Ndaj eshte e rendesishme qe te punojme me partneret nderkombetare e vendas per te kuptuar me mire problemin e per te nxitur dialogun sesi duhet te merremi me te”, thotë Lawrence Meredith, Shefi Njesie në Drejtorinë e Zgjerimit ne KE.

Top – Channel – A mendoni se ka nje boshllek mes rryshfeteve qe paguan populli ne realitet dhe asaj cfare raportojne qeverite mbi luften kunder korrupsionin?

Lawrence Meredith: Mendoj se eshte mire qe te perfshijme ne tablo te gjitha burimet e vlefshme dhe ne kete kontekst ky raport i ri i UNODC (zyra e kombeve te bashkuara mbi Drogen dhe Krimin) ka vlere te jashtezakonshme sepse analizon natyren qe ka realisht korrupsioni ne rajon”, tha Meredith.

“Eshte nje rreth vicioz qe ushqehet e rritet vete, nese nuk i ndalojme, gjerat do vijojne zhvillimin ne kete menyre”, tha Enrico Bisogno, ekspert  i Studimit, UNODC.

Mesatarja e rryshfetit ne Shqiperi vleresohet 103 euro, ndersa per Maqedonine kjo vlere eshte 1212 euro . 30% e popullsise sipas eksperteve vleresojne se situata eshte perkeqesuar ne 3 vitet e fundit, 50 % mendojne se nuk ka ndryshim, ndersa 15% perceptojne nje situate me te mire mbi rryshfetin dhe korrupsionin ne vend.
 
 
PERGATITI: Arta Tozaj

Top Channel