Reagon PD: Akuzat e PS, te pabaza

13/05/2011 13:35

Partia Demokratike reagon ndaj deklaratave të fundit nga kampi
socialist. Deputeti demokrat Gert Bogdani deklaron se kryetari
socialist Edi Rama dhe zëdhënësit e tij po përpiqen të prishin procesin,
duke hedhur akuza të pabaza.

“PD është e vendosur të vazhdojë në këtë proces deri në leximin e votës së fundit. Cdo votë duhet të numërohet dhe cdo zë duhet të dëgjohet”, u shpreh Bogdani.

Ndërkohë më herët deputeti socialist Erjon Brace deklaroi se komisonerët e djathtë në njësinë numër 5, duhet të ndërrohen. Shqetësim përcolli për Top Channel edhe deputetja Eglantina Gjermeni, e cila theksoi se në radhët e numëruesve janë disa  gardistë.

Top Channel