Arvizu: Numërimi duhej përshpejtuar

13/05/2011 00:00

Para mbylljes së vëzhgimit të tij mbi 1 orësh në KZAZ-në e njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, ambasadori amerikan, Arvizu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të ndodhur në sallën e numërimit.

Ambasadori amerikan garantoi publikun se përfaqësues të ambasadës do të vëzhgojnë procesin deri në përfundim të tij.

Zoti Arvizu komentoi edhe procesin e numërimit.

“Ndoshta numërimi duhet të përshpejtohej pak më shumë”, tha Arvizu.

Ambasadori iu shmang pyetjes së gazetares së TCH nëse procesi numërimit i stërzgjatur do të ndikojë në vlerësimin final të këtyre zgjedhjeve, por shtoi se numërimi duhet të ishte përshpejtuar.

“Ndoshta duhet të kishin përshpejtuar pak më shumë numërimin. Berisha e Rama më premtuan se numërimi do të ecë. Thjesht numërimi duhet të jetë më i shpëjtë”, tha ambasadori amerikan.

Top Channel