Tërmet në Spanjë, 10 viktima

12/05/2011 03:50

Dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme, një me magnitudë 5.3, tronditen Murcian në Spanjë.

Sipas autoriteteve, nga lëkundjet 10 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa dhjetra të tjerë kanë mbetur të lënduar, një pjesë e të cilëvë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që dëme të shumta materiale janë regjistruar në një zonë të gjërë.

Kryeministri Zapatero urdhëroi dërgimin e grupeve të shpëtimit të ushtrisë në zonë për t’u ardhur në ndihmë banorëve në këtë situatë emergjence.

Top Channel