Stonestreet për TCH: Po vëzhgojmë numërimin

12/05/2011 01:45

Kreu misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet, gjatë vazhgimit të tij në KZAZ-në numër 55 në njësinë 11 në Tiranë dha një intervistë të shkurtër për Top Channel.

I pyetur nga gazetari TCH në KZAZ-në 55, Muhamet Veliu, mbi qëllimin e vizitës së tij në KZAZ-në 55, zoti Stonestreet tha se ajo nuk kishte ndonjë specifikë të veçantë dhe se ishte në kuadër të vëzhgimit të procesit të numërimit në të gjitha KZAZ-të e tjera të Tiranës.

“Ne kemi vëzhgues në të gjithë qendrat e numërimit në Tiranë. Po kontrolloj se si shkon situata. Është me interes për mua të ndalem e të vëzhgoj se si po ecën procesi numërimit”, tha zoti Stonestreet.

Gjatë orëve të mbrëmjes në këtë KZAZ, Partia Socialiste denoncoi një prani, sipas saj, të tepruar të policisë. Megjithatë, mësohet se vizita e kreut të misionit të OSBE/ODIHR në këtë KZAZ nuk lidhej me këtë fakt.

Top Channel