Polonia: Mbështesim Shqiperinë

12/05/2011 15:30

Ministri i Jashtëm polak Radostav Sikovski ka zhvilluar nje takim me
ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ku kane disktuar per ecurine e
zgjedhjeve, por edhe per kriteret qe duhet te plotesoje Shqiperia per te
marre statusin e vendit kandidat per t’iu bashkuar familjes se
Bashkimit Europian.

“Nga vezhgimi i ketyre zgjedhjeve mund te them qe metodat jane korrekte, transparante dhe nuk kemi verejtje thelbesore.
Do t’i mbeshtes aspiratat e Shqiperise per integrimin ne Bashkimin Europian, por nga ana tjeter do te kerkoj plotesimin e kerkesave dhe qe kjo te realizohet, duhet te keni unitet kombetar dhe konsensus në këtë proces te rendesishme. Plotesimi i ketyre kritereve per t’u bashkuar me BE kerkojne uljen e temperaturave dhe bashkepunimn e paleve”, tha ministri Shikovski.
 
Polonia do te marre presidencen e Bashkimit Europian qe nga korriku i ketij viti, ndaj zoti Shikovski theksoi se me pergjegjesi te plote deklaron se tre jave pasi Shqiperia te marre statusin kandidat do te jete pjese e Bashkimin Europian.

“Shqiperia kur te marre statusin e vendit kandidat tre jave me vone do te jete anetare e Bashkimit Europian. Sikur dhe e dime keto procese lidhen me plotesimin e kushteve. Por jam i bindur se kur Shqiperia te plotesoje harten kritereve, atehere per fillimin e negociatave nuk do te kete vonese. Kete e them me pergjegjesi qe Polonia do te jete e gatshme te filloje negociata”, tha ministri.

Top Channel