Basha: Numërimi të jetë i saktë dhe pa vonesa

12/05/2011 11:35

Kandidati i Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha
kërkoi nga numëruesit e votave që të mos ndikohen nga trysnia e garës së
ngushtë mes tij dhe kandidatit Rama, por të bëjnë në mënyrë të saktë,
të ndershme dhe të drejtë detyrën e tyre.

“Unë kam marrë kryesimin e garës, por kjo nuk e ndryshon vendimin për të pritur numërimin e cdo vote pa vonesë dhe me transparencë”, tha Basha.

Sipas tij, zëri i cdo qytetari duhet të lexohet përmes numërimit të votës.

Top Channel