Vjedhje e rrallë nga Qyteti i Ndaluar

11/05/2011 19:30

Shtatë vepra arti janë vjedhur nga Muzeumi i Pallatit, brenda ish-pallatit perandorak të Pekinit, i njohur dikur si Qyteti i Ndaluar.

Objektet e vjedhura, të cilat i ishin dhënë hua muzeut, përfshijnë edhe një kuletë dhe aksesorët e tualetit të një gruaje.

Policia është vënë në kërkim të një 27-vjecari, i cili dyshohet se ka hyrë në muzeun që ndodhet në zemër të Pekinit, duke hapur një vrimë në mur.

Objektet i përkasin shekullit të kaluar dhe thuhet se vlejnë miliona dollarë. Disa prej tyre mbajnë edhe gurë të cmuar.
Bëhet fjalë për grabitjen e parë në 20 vitet e fundit.

Top Channel