Siri, mburojë me tanke në qytetin Homs

11/05/2011 18:50

Tanket ushtarake janë kthyer në një mburojë për qytetin e tretë për nga madhësia të Sirisë, Homs, ku forcat e sigurisë po vazhdojnë ofensivën e tyre ndaj protestuesve anti-regjim.

Aktivistët deklarojnë se ka pasur të shtëna dhe shpërthime në rajonin Bab Amr dhe në fshatrat pranë tij, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 9 persona, ndërkohë që dhjetra të tjerë janë plagosur.

Qytetet përreth Derasë janë sulmuar, ndërsa qyteti bregdetar i Banijës vazhdon të jetë i shkëputur, për shkak të mungesës së telekomunikacionit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se mijëra persona janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë vrarë që nga fillimi i reagimit të trupave ushtarake.

Qeveria Siriane vazhdon të insistojnë për luftën e saj kundër “grupeve terroriste”, të cilat i fajëson për vdekjen e dy ushtarëve ditën e sotme.

Ndërkohë, presioni ndërkombëtar ka bërë që Siria të heqë dorë nga plani i saj për të garuar për një vend në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel