Korcë, fiton kandidati socialist Peleshi

11/05/2011 11:20

Kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Niko Peleshi u shpreh se me mbylljen
e procesit të numërimit tani nis puna e përbashkët për zhvillimin e
qytetit të Korcës dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa bërë dallim me
ngjyrime politike mes tyre.

“Fitoren dua ta ndaj me të gjithë qytetarët sepse është një fitore e vlerave. Mbi 2500 qytetarë kanë votuar, që do të thotë se kanë filluar të vlerësojnë interesin e përbashkët, përpara interesit politik”, tha Peleshi.

Sipas tij ka patur probleme para zgjedhjeve, madje duke tentuar blerjen e votave, por me fitoren e arritur tani këto probleme i takojnë së kaluarës.

“Unë do të analizoj votën e marrë dhe në të ardhmen prioritet do të jetë përfshirja në vendimmarrje e specialistëve dhe ekspertëve për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit”, tha Peleshi, në një prononcim për Top Channel, vetëm disa minuta pas rikonfirmimit të tij si kryetar bashkie.

Top Channel