Danimarka pezullon traktatin Schengen

11/05/2011 19:15

Danimarka vendos të pezullojë traktin e Shcengen-it dhe të ktheje kontrollet në kufijtë me Gjermaninë dhe Suedinë. Lajmi është bërë publik nga Ministri i Financave Klaus Hjort Frederiksen.

Vendimi u mor pas një takimi mes qeverisë dhe Partisë së Popullit të ekstremit të djathtë.

Masa e marrë do të hyjë në fuqi brenda tre javëve të ardhshme dhe kontrollet do të nisin në kufijtë tokësorë me Gjermaninë, në urën që lidh Danimarkën me Suedinë, si dhe në porte.

Lideri i Partisë së Popullit, Pia Kjaersgard kërkoi vendosjen e kësaj mase për të parandaluar emigracionin e paligjshem dhe krimin e organizuar, pas fluskit të refugjatëve nga Afrika e Veriut në kufijtë jugorë të Bashkimit Europian.

Vendimi i Danimarkës i paraprin propozomit që Komisioni Europian do t’u paraqesë ministrave të Brendshëm, për të rinisur përkohësisht kontrollet në kufijtë e zonës Schengen, sic u kërkua nga Franca dhe Italia.

Top Channel