Tiranë, rivalitet Rama-Basha

10/05/2011 04:40

Ekuilibër në garën për Bashkinë e Tiranës mes kreut aktual, Edi Rama dhe rivalit të tij demokrat, Lulzim Basha.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kur janë numëruar 171 qendra votimi, Basha ka marrë 43362 vota, ndërsa  Rama 43332 vota.

Kjo është hera e parë që Basha del në avantazh që nga nisja e numërimit, edhe pse mjaft i ngushtë.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Gjithsesi, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës rimori
kryesimin pas numërimit edhe të katër kutive të tjera duke numëruar 44539 vota
kundrejt 44443 votave të kandidatit demokrat.

  Gjithësesi, duhet përmendur që në KZAZ-në numër 49, e cila i përket njësisë 5, njësia më numërin më të madh të votuesve në rang lokal në vendin tonë dhe e njohur si bastion i socialistëve, është ndalur numërimi, cka ka ndikuar edhe në rezultatet paraprake të publikuara deri më tani.

Pritet nisja e numerimit te KZAZ 46

Ndërpritet për disa orë numërimi në KZAZ-në numër 46 në njësinë numër 2 për shkak se komisionerët janë larguar për pushim.

Gjatë natës janë numëruar 20 kuti nga 54 dhe rezultatet në total janë: Kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama ka 5605 vota dhe kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha 5966.

Ndërkohë këtë KZAZ dera është e mbyllur dhe ambiente ruhen nga forca policie.

Top Channel