Sot raporti paraprak i ODIHR

10/05/2011 02:05

Edhe pse procesi nuk ka mbaruar, pasi vijojnë numërimet në pjesën më të madhe të bashkive dhe të komunave në shkallë vendi, ODHIR del mesditën e sotme me raportin paraprak për zgjedhjet e 8 Majit.

Në raport pritet të përfshihen vrojtimet e ODIHR për procesin dhe atmosferën që shoqëroi ditën e votimit, më 8 Maj.

Ky është raporti i tretë i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, por i pari pas mbajtjes së zgjedhjeve. 2 raportet e para u publikuan gjatë zhvillimit të fushatës elektorale, ku u kritikua dhunë dhe tensioni që e shoqëroi atë.

Top Channel