Rroshi: Në shërbim të qytetarëve të Kavajës

10/05/2011 17:05

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi deklaroi se me marrjen e
këtij mandati do t’i shërbëje të gjithë qytetarëve të Kavajës,
pavarësisht ngjyrimeve politike.

Pas fitores surprizë që i solli së majtës në një nga bastionet më të palëkundura të demokratëve, Elvis Rroshi planifikon të nisë periudhën e ndryshimit pozitiv në qytet duke filluar nga ngritja e një stafi specialistësh dhe më pas investimet e munguara prej vitesh në Kavajë.

Përballë do të ketë një këshill bashkiak me shumicë antarësh të djathtë, po kjo nuk e tremb pasi tashmë zoti Rroshi beson në qytetarinë kavajase dhe dëshirën e përbashkët për një qytet ndryshe, larg të qenit bastion i harruar i demokracisë.

Top Channel