PS fiton në Pogradec

10/05/2011 09:50

Në qytetin e Pogradecit ka përfunduar procesi i numërimit, që ka nxjrrë fitues kandidatin e PS, Shkëmbi me rreth 1800 vota epërsi ndaj Topciut të LSI-së.

Ndërkohë, në Korcë, ku numërimi ka vijuar me ngadalë, vazhdon të kryesojë Niko Peleshi, me 8630 vota ndaj 7 mijë të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Andrea Mano.

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë edhe në Vlorë, ku Shpëtim Gjika ka lënë pas Adrian Kollozin, konkretisht me nga 11244 dhe 9184 vota.

Në këtë bashki duhen numëruar ende 48 kuti. Edhe në Fier spikat, ashtu si dhe në zgjedhjet e kaluara, udhëheqja e PS me disa mijëra vota.

Kështu, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Baftjar Zeqo ka marrë deri tani 8297 vota, ndërsa rivali i tij Ilir Bele 5891.

Top Channel