PS: Berisha, larg qendrave të votimit

10/05/2011 19:20

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli i ka bërë apel kryeministrit Sali Berisha që të qendrojë larg qendrave të votimit dhe të respektojë ligjin dhe kodin zgjedhor.

Ajo ka theksuar se fitorja e PS-se dhe “Aleancës për të ardhmen” po thellohet në të gjithë Shqipërinë, duke përmendur Tiranën dhe Vlorën.

“Paralajmëroj Sali Berishën, meqë nata po bie, të rrije jashtë dhe larg qendrave të votimit, në respekt të ligjit dhe Kodit Zgjedhor dhe në respekt të transparencës që duhet të ketë ky proçes zgjedhor që ka pasur problemet e veta”, tha Kodheli.

“Fitorja e PS-së dhe ‘Aleancës për të ardhmen’ po zgjerohet akoma më tepër. Sapo mbaroi votimi i kutisë së fundit dhe një rezultat i shkëlqyer në Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë që ravijëzojmë rezultatin pozitiv gjithnjë në rritje të Bashkisë së Tiranës”, theksoi deputetja socialiste.

Top Channel