PD kryeson lehtë në Tiranë e Durrës

10/05/2011 08:50

Nga votat e numëruara deri më tani në njësinë numër 5 kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama ka marrë 4708 dhe kandiati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha ka marrë 3268 vota.

Sipas informacioneve të fundit procesi i numërimit ka rinisur në orën
6:00 të mëngjesit pas një ndërprerje prej disa orësh për shkak të
lodhjes.

Ndërkohë gazetarët në terren raportojnë se grupet e numërimit në këtë
njësi janë ndërruar një natë më parë në orën 23:00 dhe vetëm në orën 1
të mëngjesit komisionerët e Partisë Demokratike kanë vendosur të
ndërpresin punen me arsyetimin se kanë qenë të lodhur.

Ndërkohë procesi i numërimit në këtë njësi që është tepër e rëndësishme
për rezultatin në Tiranë, po ecën me ritme tepër të ngadalta.

Beteje e ashper Rama-Basha

Sipas informacioneve që vijnë nga KQZ, mëngjesin e sotëm janë numëruar edhe dy kuti dhe rezultatet nxjerrin për herë të parë në krye kandidatin demokrat Lulzim Basha.

Kandidati i Aleancës për Qytetarin ka deri tani 46110 vota, ndërsa Rama 45879.
Megjithatë, mbeten ende 384 kuti për t’u numëruar.

Ndërkohë, një avancë e lehtë regjistrohet edhe në Durrës, ku kandidati demokrat Ferdinand Xhaferraj kryeson me 12 vota ndaj socialistit Dako. Megjithatë, edhe këtu është numëruar një pjesë e vogël e kutive, 41 nga 165 që janë gjithësej.

 

Rama: PS, gjerdan fitoresh; Basha: Besoj tek fitorja 

 

Pritet nisja e numerimit te KZAZ 46

Ndërpritet për disa orë numërimi në KZAZ-në numër 46 në njësinë numër 2 për shkak se komisionerët janë larguar për pushim.

Gjatë natës janë numëruar 20 kuti nga 54 dhe rezultatet në total janë:
Kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama ka 5605 vota dhe kandidati i
Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha 5966.

Ndërkohë këtë KZAZ dera është e mbyllur dhe ambiente ruhen nga forca policie.

 

Top Channel